Katër pasona kanë marrë lëndime trupore nga një aksident i cili ka ndodhë para pak minutash në rrugën transit në Gjakovë. Dy nga ta janë në gjendje të rëndë shëndetësore si dhe janë duke u trajtuar në spitalin rajonal të Gjakovës.
Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Express, zëdhënësja në rajonin e Gjakovës, Lirije Podrimaj.
“Mund të ju konfirmoj se një aksident trafiku ka ndodhur në Gjakovë, ku si pasojë kanë mbetur katër të lënduar. Dy nga ta janë në gjendje më të rëndë shëndetësore”, ka thënë Podrimaj për Express.