Rajon & Botë

Francë: Nisin hetimet formale kundër kandidatit presidencial, Fillon

Edhe formalisht kanë nisur hetimet ndaj kandidatit presidencial në Francë, Francois Fillon, nën dyshimet për devijimin e fondeve publike, njoftojnë prokurorët.

Kandidati i qendrës së djathtë, Fillon, dyshohet se i ka paguar qindra mijëra euro familjes së vet për punën të cilët anëtarët e saj mund të mos e kenë bërë kurrë, transmeton Express.

Fillon i mohon akuzat, por më herët kishte thënë se do të hiqte dorë nga gara presidenciale nëse hetimet formale fillojnë ndaj tij.

Deri së fundmi, Fillon ishte favorit për t’i fituar zgjedhjet që do të mbahen në prill dhe maj të këtij viti

the authorE B