Rita Ora më në fund ka bërë paqe me ish të dashurin e saj Calvin Harris, pas një ndarje plot mllefe mes tyre. Ish çifti i ka lënë pas inatet dhe Rita përsëri mund të këndojë këngën “I will never let you down” që qëndroi për pothuajse 2 vite rresht në krye te playlist-ave muzikore.
“Ishte një çlirim për të dy t’i sqaronin gjërat dhe ta linin pas të kaluarën”, shprehet një burim afër dyshes për “The Sun”.
Aktualisht thuhet se ylli nga Prishtina i është kthyer kontakteve me bashkëpunëtorët dhe miqtë e Calvin-it dhe një tjetër bashkëpunim nuk është aspak i pa realizueshëm.