Legjenda e Real Madridit e sheh skuadrën e Jose Mourinhos si favorite në Ligën e Evropës.
Raul Gonzales mendon që Manchester United do t’ia dalë ta ngrejë lartë trofeun e Ligës së Evropës, pasi që mbetet skuadra më e fortë në këtë kompeticion.
‘Djajtë e Kuq’ do të zhvillojnë ndeshjen e parë të 1/8 së finales në Ligën e Evropës përballë skuadrës ruse Rostov.
“Manchester United mbetet favoriti kryesor në Ligën e Evropës. Unë pres që ata të triumfojnë”, ka deklaruar Raul.
“Ata janë ende në proces të ndërtimit të skuadrës. Unë mendoj që me ndihmën e Mourinhos dhe transferimeve të reja do të bëhen një ekip shumë i fortë, por u duhet edhe pak kohë”.
Përveç United, ish-reprezentuesi i Spanjës e sheh edhe Romën si një prej favoritëve në Ligën e Kampionëve.