Juninho Pernambucano, ish ylli i Lyoni, e ka lavdëruar mbrojtësin e Real Madridit, Sergio Ramos
Ish reprezentuesi i Brazilit mendon se Sergio Ramos është njëri nga mbrojtësi më të mirë në historitë futbollit
“Ramos është mbrojtësi më i mirë në histori të futbollit spanjoll dhe një ndër më të mirët në histori të futbollit botëror”, ka shkruar Juninho në Twitter, përcjell Express.
Ramos shënoi dy gola në fitoren e Real Madridit ndaj Napolit (1:3). Reprezentuesi i Spanjës ka shënuar 21 gola që nga finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2014.
18 prej golave kanë ardhur kur Real Madridi ishte duke humbur ose barazuar. /Express/
