Sport

Klopp merr fajin për formën e Liverpoolit

Liverpooli po kalon në një periudhë të vështirë në Premier Ligë.

Nuk kanë të ndalur rezultatet negative për Liverpoolin. Në vitin 2017 ‘The Reds’ ende nuk e kanë shijuar fitoren, ndërsa në këtë fundjavë ata janë mposhtur nga Hull City dhe tani rrezikojnë seriozisht plasmanin në Ligën e Kampionëve.

I zhgënjyer me ecurinë e skuadrës së tij është edhe trajneri Jurgen Klopp, i cili nuk heziton të marrë përgjegjësinë për formën e dobët.

“Ndihem 100 për qind fajtor për disfatat e fundit, më shumë sesa që i gëzohem fitoreve. Gjatë tërë jetës kam qenë i tillë. Nuk ka rëndësi nëse vuaj ose ndihem keq për veten”, ka thënë Klopp.

“Çdo mëngjes mendoj vetëm për të gjetur një zgjidhje. Jam shumë i bindur se do ta gjejmë një dhe do të dalim nga kjo situatë”.

Liverpooli gjatë kësaj periudhe është eliminuar edhe nga dy kupat e Anglisë.