Klubi londinez ka zyrtarizuar marrëveshjet me tre futbollistë.
Treshja franceze, Olivier Giroud, Lauren Koscielny dhe Francis Coquelin kanë vazhduar kontratat e tyre me Arsenalin, ka njoftuar klubi nga Londra.
Në njoftimin e klubit nuk është treguar se për sa kohë janë vazhdua kontratat, por të gjitha janë potencuar si marrëveshje për një kohë të gjatë. Giroud ka pasur kontratë me ‘Topçinjtë’ deri në vitin 2018, ndërsa Koscielny e Coquelin një vit më shumë, transmeton KosovaPress.
Arsenali është ende në bisedime me dy yjet e skuadrës, Mesut Ozil e Alexis Sanchez për zgjatjen e kontratave të tyre, por ata kërkojnë rritje page, të cilën klubi deri më tani nuk ka pranuar t’ua aprovojë.