Aktuale

Lekaj: Haradinaj të lirohet pa kusht, ndalimi i tij në Francë u montua nga Beogradi dhe disa shqipfolës!

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj konsideron se kreu i kësaj partie Ramush Haradinaj, duhet të lirohet pa kusht nga Gjykata e Apelit në Francë dhe jo me kusht, ashtu siç parasheh të ndodh pala mbrojtëse e tij.

Sipas Lekajt, lirimi i Haradinajt, është dashur të ndodh edhe me herët, pasi që siç thotë ai, zvarritja e procesit gjyqësor nga ana e Serbisë ndaj kreut të AAK-së, është e pakuptim.

Ne kemi prit edhe më herët që të ndodh lirimi i z.Haradinajt, pasi ai është qytetar i Kosovës dhe nuk ka të bëjë fare me ish regjimin dhe të pranohet si aktakuë e Serbisë ndaj një qytetari të Kosovës e sidomos ndaj një ish-kryeministri  dhe luftetarit të çlirimit, prandaj edhe kjo zhagitje e këtij procesi është i pakuptimit dhe Ramushi jo që duhet të lirohet me kusht por duhet të sa më parë pa kusht”, ka thënë Lekaj, për “Gazeta Blic”

Më tej shefi i GP të AAK-së, ka hedhur dyshime mbi atë se ndalimi i Haradinajt në aeroportin e Bazelit nga autoritetet franceze, ka qenë i kurdisur, pasi që siç thotë ai, lideri i AAK-së e ka penguar dikë.

Me siguri Ramushi i ka pënguar dikujt dhe në vazhdimësi është bërë target i atyre që s’ua donë të mirën Kosovën e sidomos stabilitetit të vendit dhe të rajonit”, ka thënë ai.

I pyetur nga “Gazeta Blic” se kë mund ta këtë penguar i pari i kësaj partie, Lekaj tha se të gjitha shigjetat shkojnë kah Beogradi, duke veçuar se ka edhe shqipfolës që kanë ndikuar në këtë drjetim.

Ramush Haradinaj, është ndaluar të mërkurën me saktësisht më 4 janar në aeroportin e Bazelit, nga autoritetet francze, pas një fletë-arresti të lëshuar nga Serbia./GazetaBlic.com/