Sport

Benfica transferon sulmuesin shqiptar (Foto)

Gjiganti portugez, Benfica, është afër transferimit të sulmuesit të Shkëndijës së Tetovës, Ferhan Hasani

Ferhan Hasani, sulmuesi i Shkëndijës së Tetovës, pritet që karrierën ta vazhdojë në elitën e futbollit portugez.

Portali maqedonas,Ekipa.mk raporton se Hasani do të transferohet te skuadra e njohur portugeze, Benfica gjatë janarit.

Sipas këtij portali, marrëveshja në parim është arritur me të gjitha palët dhe transferimi i Hasanit do të zyrtarizohet gjatë këtij muaji.

Mësohet se Benfica do t’i paguajë Shkëndijës 500 mijë euro dëmshpërblim për Hasanin, i cili do të nënshkruaj kontratë katërvjeçare.