Chelsea ia ka vazhduar kontratën mesfushorit Marco van Ginkel.
Skuadra e Chelseat ka njoftuar se mesfushori holandez, Marco van Ginkel e ka vazhduar kontratën deri në vitin 2019.
Përveç kësaj, Chelsea po ashtu ka njoftuar se Van Ginkel është huazuar deri në fund të sezonit te skuadra e PSV.
“Marco van Ginkel ka vazhduar kontratën me Chelsean deri në vitin 2019”, thuhet në njoftimin zyrtar të skuadrës londineze. /Express/
