Sport

Guardiola apo Klopp? Kjo është përgjigja e Gundogan

Ilkay Gundogan mendon që Pep Guardiola është trajneri më i mirë në botë.

Mesfushori gjerman është transferuar gjatë verës te Manchester City me kërkesë të Guardiolas dhe deri më tani ka qenë një lojtar kyç i skuadrës angleze, por lëndimi që ka pësuar ditë më parë do ta lërë atë jashtë fushave për një kohë të gjatë.

Gundogan shprehet se Guardiola së bashku me ish-trajnerin e tij te Dortmundi, Jurgen Klopp janë më të mirët në punën e tyre, por spanjolli është i një kategorie tjetër, transmeton KosovaPress.

“Të dy janë trajner të klasit botëror me kualitete të mëdha. Si njëri ashtu edhe tjetri janë të pasionuar edhe pse në mënyra të ndryshme”, ka thënë ai për Bild.

“Pep mendon për situata të ndryshme dhe gjithmonë gjen zgjidhje për to. Nuk ka asnjë trajner si ai. Është tip karizmatik dhe çdokush që e njeh atë e di se ai dëshiron të luajë një futboll ku e dominon lojën dhe gjithnjë ka pasur sukses”.

“Në anën tjetër Klopp ka spektër të madh të gjërave është në gjendje t’i bëjë. Ai i fascinon njerëzit, i bënë për të qeshur dhe shumë shpejt njerëzit krijojnë simpati për të”.