Sport

Zidane i kërkon Perezit: Ma sill De Bruynen

Trajneri i Real Madridit është një admirues i madh i Kevin De Bruynes.

Ziendine Zidane ka filluar të mendojë përforcimin e skuadrës së Realit për sezonin e ardhshëm dhe kërkesa e parë e tij është ylli i Manchester Cityt, Kevin De Bruyne.

Siç raporton Don Balon, trajneri francez është i mahnitur me aftësitë e De Bruynes dhe dëshiron që ai t’i bashkohet skuadrës së tij për të formuar një treshe fantastike së bashku me Gareth Bale dhe Cristiano Ronaldon në sulm.

Reali është i gatshëm t’i ofrojë Cityt, James Rodriguezin të cilin edhe ashtu Zidane nuk e ka në planet e tij.

Tani mbetet të shihet se cila do të jetë lëvizja e presidentit Perez i cili ishte interesuar për De Bruynen në kohën kur ky i fundit luante për Wolfsburgun në Gjermani.