Legjenda e Arsenalit ka Ian Wright ka dyshime të mëdha për forcën e skuadrës së Arsene Wenger.
Arsenali nuk mund të konsiderohet si një prej pretendentëve për titull të kampionit në Premier Ligë, sipas ish-sulmuesit të londinezëve, Ian Wright.
Aktualisht ekipi i Wenger është i dyti në tabelë me vetëm tri pikë më pak se lideri Chelsea dhe sipas Wright, janë pikërisht ‘Blutë’ ata që kanë një skuadër më të kompletuar e cila do të luftojë për titull deri në fund.
“Nuk mendoj që Arsenali mund ta kalojë Chelsean dhe sidomos pas këtyre lojërave të fundit që kanë shfaqur dy skuadrat”.
“Arsenali nuk ka treguar shumë në këto kohë dhe kjo më bën të mendoj se janë ende larg ekipeve që mund të luftojnë për titullin. Ndërsa Chelsea, po bind çdo herë e më shumë”.
Kujtojmë se Chelsea ka një seri prej tetë fitoreve rresht dhe këtë fundjavë ka mposhtur Manchester Cityn si mysafir me rezultat 3:1.