Sport

​Celina zbulon arsyen pse nuk luajti ndaj Turqisë

Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës, Bersant Celina, në një prononcim për borozani.com, ka bërë të ditur se është falënderues ndaj trajnerit, Albert Bunjaki për lejen e dhënë për ndeshen ndaj Turqisë

Celina tha se është 110 për qind me Kosovën dhe skuadra do të fillojë të fitojë.

“Mua më vjen keq që kësaj radhe nuk isha me përfaqësuesen. Kam kërkuar leje nga trajneri për shkaqe private  shumë të rëndësishme dhe selektori më ka dhënë lejen”, ka shkruar fillimisht Celina.

“Jam shumë falënderues ndaj selektorit për lejen. Të jeni të bindur se jam 110 për qind me grupin tonë dhe e di që pas pak kohe do të fillojmë me i fituar edhe ndeshjet që do t’i zhvillojmë”, ka përfunduar sulmuesi i ri i Kosovës.

Sulmuesi 20-vjeçar ka shënuar katër gola në tetë ndeshjet e para të këtij stinori për Twenten.

Përballja e radhës për Kosovën është ajo e marsit të vitit të ardhshëm, ku më datën 24 mars do të pres Islandën. /Express/