Kosova ka pësuar një tjetër humbje, kësaj radhe 2:0 nga Turqia.
Kombëtarja e Kosovës është mposhtur për herë të tretë radhazi në kualifikimet për Kupën e Botës, kësaj radhe nga Turqia me rezultat 2:0.
Kosova pësoi për katër minuta dy gola 51’ dhe 55’, por deri në fund nuk arriti që të shënonte të paktën një gol.
Por, ajo që befason më shumë në këtë ndeshje dhe që ngre shumë pikëpyetje është, nëse Kosova kishte trajner në ndeshjen me Turqinë.
Përzgjedhësi Albert Bunjaki ka befasuar të gjithë, duke mos bërë asnjë zëvendësim për 93 minuta kundër Turqisë, pavarësisht se skuadra ishte duke humbur 2:0.
Pas humbjes së tretë radhazi, tashmë ngrihet edhe pikëpyetja nëse Bunjaki është trajneri i duhur për këtë grup lojtarësh, të cilët po japin maksimumin në çdo ndeshje.
Mbetet të shihet nëse pas këtij veprimi të Bunjakit dhe humbjes së radhës, a do të reagojë edhe Federata e Futbollit e Kosovës. /Express/