Anglia i është rikthyer formës së mirë, dhe viktimë e kombëtares së ishullit ishte kombëtarja tjetër po ashtu nga ishulli, Skocia, të cilën e ka mposhtur 3-0.
Serinë e golave e filloi Daniel Sturridge, pasuar nga Adam Lallana dhe Gary Cahill.
Në dy takimet tjera të Grupit F, Malta është mposhtur nga Sllovenia 0-1, ndërsa Sllovakia ishte e pa mëshirshëm për Lituaninë, të cilën e mposhti 4-0.
Anglia kryeson grupin me 10 pikë, e pasuar nga Sllovenia me 7 pikë, e treta është Sllovakia me 6 pikë, kurse tre pozitat e fundit i kanë Skocia, Lituania dhe Malta, raporton KosovaPress.