Sport

​Sulmuesi i Kombëtares në garë me yjet e Evropës për ‘Këpucën e Artë’ (Foto)

Azdren Llullaku po shkëlqen te skuadra rumune Gazi Metan

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Azdren Llullaku është në garë me sulmuesit më të mëdhenj të Evropës për ‘Këpucën e Artë’.

Llullaku deri me tani ka shënuar 12 gola me Gazi Metanin dhe ka mbledhur 18 pikë, pasi koeficienti i golit në Rimani është 1.5.

Sulmuesi shqiptar ka 6 pikë më pak se sa sulmuesi rus Kabaev, që ka shënuar 24 gola, por që kampionati në Rusi ka zhvilluar më shumë ndeshje.

Në këtë listë janë edhe sulmuesit e mëdhenj si Aubameyang, Diego Costa, Mauro Icardi apo Edin Dzeko. /Express/