Sport

Portieri spanjoll rrehet brutalisht në Gjermani (Foto)

Derbi mes Espanol de Braunschweig dhe Braunschweiger MTV 2, në kategorinë inferiore në Gjermani, ka përfunduar me dhunë

Më së keqi pas kësaj ndeshja e ka pësuar portieri spanjoll,  Alberto Mier Sañudo, i cili është pjesë e ekipit Espanol de Braunschweig.

Pas ndeshjes, tifozët dhe lojtarët e skuadrës së Braunschweiger MTV 2 kanë ushtruar dhunë mbi Sanudon, shkruan e përditshmja sportive madrilen, AS, përcjell Express.

Portieri i Espanol de Braunschweig është rrehur derisa ka ndërhyrë policia. Sanudon është shtruar në spital me nofull të thyer dhe vesh të shqyer. /Express/