Skuadra angleze do të udhëtojë drejt Bullgarisë për t’u ndeshur me Ludogorets.
Arsene Wenger nuk do të mund të llogarisë në treshen, Theo Walcott, Santi Cazorla dhe Nacho Monreal, për duelin ndaj Ludogrets Razgrad.
Walcott ka stërvitur i diferencuar nga pjesa tjetër e skuadrës pas një lëndimi që ka marrë në fundjavë në fitoren ndaj Sunderlandit, por ai pritet që të kthehet në derbin ndaj Tottenhamit që zhvillohet këtë javë, transmeton KosovaPress.
Më serioze është situata e Cazorlas dhe Monrealit të cilët kanë lëndime më serioze dhe do të mungojnë për një kohë më të gjatë.
‘Topçinjtë’, kanë dy fitore dhe një barazim pas dy ndeshjeve të para në Grupin A, dhe ndajnë pozitën e parë me Paris Saint-Germain.





















