Modeli Ateca Cupra tashmë është duke u testuar nga SEAT.
Ky model provues të cilin është parë duke e ngarë drejtori i departamentit për Hulumtim dhe Zhvillim të SEAT, Matthias Rabe, me të cilin ky i fundit është parë në një ngjarje në Barcelonë me rastin e prezantimit të Leon facelift.
Kjo veturë nuk ishte e maskuar dhe ishte parkuar afër pjesës ku qëndronin një grup gazetarësh të automobilizmit.
Ky model pritet të ketë motorin e njëjtë 2.0-litër EA888 nga Leon Cupra, transmeton Express. Ky motor prodhon më së paku 286 kf, por pritet që në modelin Ateca Cupra ai ti kalojë 300 kf.
Çmimi i këtij modeli pritet të jetë ndërmjet 35,000€ dhe 40,000€.
