Nuk ndalet Barcelona, ajo si mysafir ka mposhtur Valencian me rezultat 2-3, duke u ngritur në pozitën e parë tabelare.
Golat për Barcelonën i shënuan Messi (22’ dhe 73’) dhe Suarez (62’), kurse për Valencian Haddadi (52’) dhe Rodrigo (56’).
Takimi tjetër mes Espanyol dhe Eibar përfundoi me barazim (3-3).
Tabelën e kryeson Barcelona me 19 pikë, një më shumë se Atletico Madrid dhe Real Madrid që kanë nga një takim më pak të zhvilluar.





















