Luis Enrique ka mbetur i mahnitur nga paraqitja e Lionel Messit ndaj Manchester Cityt.
Një tjetër mbrëmje magjike për yllin argjentinas, i cili realizoi het-trik ndaj Cityt.
Sipas trajnerit të katalanasve, Messi luan aq lehtë dhe thjeshtë sa që i duket se është në oborrin e shkollës, e jo në nivelet më larta të futbollit, transmeton KosovaPress.
“Ai ishte vendimtar, pasi që ishte i përfshirë në momentet kyçe të ndeshjes”, ka thënë Enrique për faqen zyrtare të klubit.
“Messi shënon gola sikurse të luante në një oborr të shkollës. Nuk ka rëndësi nëse ai sapo është kthyer nga lëndimi. Ajo që vlen është se Leo e interpreton ndeshjen si askush tjetër”, tha ai.
Barcelona prinë Grupin C me nëntë pikë pas tri ndeshjeve të para.