Sport

Pepe transferohet në Premierligë?

Chelsea ka shfaqur interesim për mbrojtësin e Real Madridit, Pepe.

Pepe mund të transferohet te Chelsea nëse Real Madrid nuk ia plotëson kërkesat.

33-vjeçari është lojtar i Realit që prej vitit 2007 dhe është duke kërkuar kontratën e fundit në karrierë me Los Blancos.

Mediet spanjolle kanë pohuar se gjiganti spanjoll i ka ofruar kontratë njëvjeçare, por portugezi dëshiron kontratë dyvjeçare.

Sipas “The Mirror”, këshilltarët e mbrojtësit besojnë se Chelsea do të ishte interesuar për Pepen.