Tech

Lajme të këqija për ju që keni iPhone 4

Lajme të këqija për të gjithë përdoruesit e “Apple” që e kanë përzemër iPhone 4. Shumë shpejt ky telefon do të konsiderohet një pajisje e vjetër. Sipas raportimeve më të fundit nga mediet për teknologjinë, ky model do t’i shtohet listës së produkteve të vjetruara të “Apple”.

Gjiganti i teknologjisë konsideron si “të vjetra” ato produkte që nuk janë prodhuar më për më shumë se 5 vjet.

Ndërsa, të vjetruar, kompania konsideron çdo gjë që nuk ka patur më vijimësi më shumë se 7 vjet.

Teksa “Apple” ofron shërbim të kufizuar për produktet që i konsideron të vjetra, për ato që i quan obsole, nuk ofron më asnjë shërbim.

Vetë kompania shpjegon se për të gjitha këto produkte, ajo nuk ofron më asnjëlloj shërbimi dhe për këtë nuk bën përjashtime.

iPhone 4 u hodh në treg në vitin 2010 dhe u pasua nga iPhone 4S në 2011-n. “Apple” ndaloi së prodhuari iPhone 4 në vitin 2013.