Sport

Fiorentina afër marrëveshjes me Mandzukic

Mario Mandzukic me shumë gjasë do të rikthehet në Serie A.

Ylli kroat, Mario Mandzukic, i cili u largua nga skuadra Al-Duhail më herët gjatë këtij muaji, ka tërhequr interesim nga Serie A.

Sulmuesi nuk ka pasur hapësira në taktikat e Maurizio Sarri, dhe kështu largohej nga kampionati italian. Por, Fiorentina po tenton ta rikthejë atë.

Sipas raportimeve të ‘Sportitalia’, Fiorentina janë shumë afër që të arrijnë marrëveshje me lojtarin, në një që do të ishte transfer i lirë, transmeton lajmi.net.

‘Viola’ thuhet t’i kenë ofruar lojtarit 3 milionë euro për sezon, në një kontratë dy vjeçare.

Kroati ka eksperiencë të madhe në Serie A, ku ka fituar Scudetton në secilin nga katër sezonet me Juventus, mes viteve 2015/2019. Ai ka shënuar 44 gola në 162 paraqitje atje. /Lajmi.net/