Sport

Super mbrojtësi i RB Leipzig drejt transferimit në Premierligë

Time Werner mund të mos jetë lojtari i vetëm që i bashkohet Chelseas nga RB Leipzig.

‘Blutë’ janë skuadra e fundit që i janë futur garës për qendërmbrojtësin, Dayot Upamecano, raporton ‘The Athletic’, përcjell lajmi.net.

Mbrojtësi shumë i vlerësuar ka qenë i lidhur me Arsenalin në të kaluarën e afërt, me Gunners që po ballafaqohen me shumë probleme në fazën e mbrojtjes.

Por, rrjedhën e bisedimeve mund ta ndryshojë Chelseas, që po konsideron transferimin e 21 vjeçarit.

Në transferimin e Upamecanos te Chelseas, një ndihmë do të jepte edhe Werner, që është zyrtarizuar te skuadra që drejtohet nga Frank Lampard./Lajmi.net/