Chelsea e ka kompletuar transferimin e Timo Wernerit nga RB Leipzig, i cili do t’iu nënshtrohet testeve mjekësore në ditët në vijim.
Sulmuesi i Gjermanisë është pajtuar për kontratë me kohëzgjatje pesëvjeçare me klubin nga Premierliga dhe është bërë blerja e dytë e Chelsean këtë verë, pas Hakim Ziyech, transmeton Gazeta Express.
Lajmi u bë i ditur nga vetë Chelsea përmes një postimi në rrjetet sociale.
Werner do t’i fitojë plot 10 milionë euro në vit në Angli.
Werner i ka bërë 157 paraqitje për RB Leipzig, duke i shënuar 93 gola dhe duke i dhënë 40 asiste.