Sport

Icardi i kundërpërgjigjet Maradonas

Mauro Icardi nuk ka qëndruar duarkryq pas deklaratave të ashpra të Diego Maradonas në drejtim të tij.

Sulmuesi i Interit është sulmuar nga legjenda e futbollit argjentinas, Maradona, i cili e ka quajtur atë një tradhtar, pasi që i ka marrë gruan shokut të tij Maxi Lopez.

Nuk ka vonuar shumë dhe Icardi i është kundërpërgjigjur Maradonas.

“Ai ka qenë një lojtar i madh, por për ato që i ka bërë jashtë futbollit nuk dua t’i komentoj”, ka thënë kapiteni i Interit për Sky Sport Italia.

“Mendoj që edhe këtë vit ashtu si atë të kaluarin ai jep intervista të tilla, në një ndeshje paqeje, por ato nuk kanë të bëjnë me paqen”.

“Këto fjalë janë të pakuptimta, pasi që edhe në një ndeshje të organizuar nga Javier Zanetti kam dëgjuar deklarata të ngjashme. Nuk dua të them asgjë më shumë, për një njeri i cili nuk është shembull për askënd”, ka përfunduar Icardi.

23-vjeçari së fundmi ka vazhduar kontratën me Interin, deri në vitin 2021.