Sport

Çfarë thotë UEFA për takimin Maqedoni-Kosovë?

Shtëpia evropiane e futbollit, UEFA, për sortpres.mk, thotë se e merr shumë seriozisht situatën e lidhur me koronavirusin.

Të pyetur nga sporpres.mk, se a mund të shtyhet ndeshja ½ finale e Ligës së Kombeve Maqedonia e Veriut – Kosova shërbimi për informim i UEFA-s thotë:  “Ne jemi duke monitoruar nga afër situatën dhe jemi në kontakt me Organizatën Botërore të Shëndetit dhe autoritetet kombëtare në lidhje me Covid-19 dhe zhvillimin e saj.

UEFA po monitoron gjithashtu vendimet e autoriteteve lokale që mund të kenë ndikim në ndeshjet në garat e saj dhe ne jemi në kontakt me të gjitha klubet dhe shoqatat kombëtare në lidhje me këtë.”, thuhet në përgjigjen e UEFA.

Sipas kësaj mund të konstatojmë se vendimi për mbylljen apo jo të dyerve të stadiumit të Shkupit, mbetet në duart e zyrtarëve të Maqedonisë së Veriut. Komiteti Ekzekutiv I UEFA-së, sot në Amsterdam do të diskutojë për situatën e krijuar me  “Covid -19”. Ekipet kombëtare nga i gjithë kontinenti kanë planifikuar ndeshje më vonë këtë muaj, përfshirë këtu edhe ato të plejofit për Evropianin e këtij viti, i cili do të mbahet në 12 qytete.

Në plejofin që do të mbahet më 26 dhe 31 mars, do të paraqiten 16 ekipe që luftojnë për katër vende që dërgojnë në “Euro 2020”. Ndër të tjera luan edhe Kosova me Maqedoninë Veriore në Shkup.

the authorGazetaKNN