Sport

Rreziku për Euro 2020, UEFA shpenzoi vetëm ”dy minuta” për të diskutuar rreth kësaj çështje

Shefat e UEFA shpenzuan vetëm “dy minuta” duke diskutuar për koronavirusin dhe kërcënimin e mundshëm për futbollin evropian dhe Euro 2020.

Përhapja e virusit vrasës është çështja më e urgjente në botë – derisa shumica e shteteve kanë marrë masa parandaluese për përhapjen e mëtutjeshëm të këtij virusi.

Zvicra ka suspenduar kampionatin përkohësisht, në Francë nuk lejohet prania e më shumë se 5 mijë tifozëve dhe një mori ngjarjesh sportive tashmë janë shtyrë duke përfshirë gjashtë ndeshje në Serie A.

Por çështja ishte vetëm një shënim në mbledhjen e sotme të këshillit ekzekutiv qeverisës të UEFA në Amsterdam.

Një burim i brendshëm zbuloi diskutimin, të nxitur nga presidenti Aleksander Ceferin, kishte zgjatur vetëm “dy minuta” me shefin slloven të futbollit evropian duke kërkuar qetësi.

Uefa ka vendime të mëdha për të marrë me fazën 1/8 të Ligës së Kampionëve dhe Ligën e Evropës që do të zhvillohen javën e ardhshme dhe play-off të Euro 2020, që do zhvillohet në fund të këtij muaji – ku Kosova do të ndeshet me Maqedoninë Veriore.

Por shefat evropianë janë të vendosur të mos nxiten në ndonjë vendim të parakohshëm dhe fati i Euro 2020 nuk po diskutohet në këtë fazë.

Pjesa tjetër e takimit, që zgjati rreth dy orë, u mor me çështje të tilla si vendimet pritëse për turnetë dhe garat e ardhshme. /Lajmi.net/

the authorGazetaKNN