Lojërat Olimpike Tokio 2020 janë në rrezik.
Olimpiada e vitit 2020, e cila do të mbahet në Tokio, po vihet në pikëpyetje si pasojë e disa problemeve që po shfaqen në sfera të ndryshme.
Sikur çdo herë, edhe këtë vit kanë filluar të shfaqen probleme për organizimin e Lojërave Olimpike. Kësaj radhe, dy janë problemet kryesore: Koronavirusi dhe mungesa e borës, transmeton lajmi.net/
Lojërat Olimpike 2020 do të mbahen në Tokio të Japonisë, në Azi, dhe si pasojë, rreziku ekziston nga Koronavirusi, i cili është i përhapur në këtë kontinent. Duke pasur parasysh se ka edhe disa muaj kohë për fillimin e këtyre lojërave, mund të shpresohet për një anti-virus. Por, problemet nuk ndalen këtu.
Mungesa e borës pritet të jetë tjetër problem në këto lojëra që do të mbahen verës. Mesazhi nga Japonia bën të ditur se bora mund të mungojë në Lojërat të cilat hapen më 24 qershor të këtij viti. Pritet që qyteti i Minamiuonuma të furnizojë disa kamionë me borë, të cilët do të shkojnë drejt Saitama, kur do të mbahen kompeticionet olimpike të futbollit dhe basketbollit.
Por, deri më tani, në Minamiuonuma nuk ka pasur reshje bore, por vetëm shiu. Mbetet të shihet se si do të bëhet organizimi deri në fund. Sitata nuk është shumë serioze, duke pasur parasysh se ky ka qenë gjithmonë një nga problemet.
Kujtojmë se këto Lojëra do të fillojnë më 24 qershor dhe do të zgjasin deri më 9 gusht/Lajmi.net/