Liverpool është skuadra tjetër e madhe që i është bashkuar garës për Jadon Sancho.
Ylli anglez i Borussia Dortmund është një nga lojtarët që gëzon vëmendjen më të madhe në futbollin evropian.
Sipas ‘Dailymail’, ‘Reds’ kanë informuar klubin gjerman për dëshirën e tyre rreth nënshkrimit të Sancho.
Liverpool thuhet të planifikojnë transferimin e anësorit anglez gjatë merkatos së verës.
Dortmund do të kërkojnë së paku 100 milionë funte për shërbimet e Sancho. Në garë për lojtarin janë skuadra si Manchester City, Manchester United dhe Chelsea. /Lajmi.net/