Sport

Federata e Kroacisë “tallet” me Kosovën (Foto)

Federata e futbollit të Kroacisë (HNS) ka ngacmuar Kosovën me një postim në rrjetin social Twitter.

Federata e futbollit të Kroacisë (HNS) e ka festuar edhe sot në mëngjes fitoren e thellë ndaj Kosovës me rezultat 6:0.

Ekipi i selektorit Ante Çaçiç mposhti Kosovën në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër.

Dhe, në mëngjesin e sotëm, HNS e ka përkujtuar edhe njëherë fitoren e thellë, përcjell “Lajmi.net”.

“Është një mëngjes i bukur, apo jo”, shkruan në postimin e publikuar nga profili zyrtar i HNS-së në rrjetin social Twitter, bashkangjitur me fotografinë e rezultatit përfundimtar të ndeshjes.