Sport

​Kapiteni i Kosovës kërkon falje pas humbjes turpëruese

Samir Ujkani ka thënë se ndjehet i turpëruar pas humbjes 6:0 nga Kroacia.

Kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Samir Ujkani i ka kërkuar falje popullit të Kosovës për humbjen 6 me 0 nga Kroacia.

“Rezultati është i rëndë. Besoj që është normal të humbim nga Kroacia edhe pse na vjen shumë keq sepse kemi dashtë të arrijmë një rezultat më të mirë për vendin tonë. Na vjen shumë keq, ndodhën gabime të vogla, që ndikuan në këtë humbje Kërkojmë falje për tifozët, për popullin. Por jemi të rinj, do të rrezikojmë me top. Qëllimi jonë është që të forcohemi sepse jemi të rinj, nuk duhet të zhgënjehemi, kemi ekip të ri”, ka thënë Ujkani pas ndeshjes. /Express/