Sport

Ja kënd e fajëson Berisha për humbjen e thellë nga Kroacia

Bernard Berisha insiston se komunikimi jo i mirë i mbrojtjes më mesfushën dhe angazhimi jo i duhur ndikuan në humbjen e thellë 6:0 nga Kroacia.

Ai tha se skuadra ka shumë talent, por insiston se duhet të japin më shumë nga vetja.

“Nuk ka pasur komunikim të mirë në mes të mbrojtjes dhe mesfushës edhe pse nuk dua të bëjë analizën e Bunjakit, pasi sot isha një nga lojtarët më të dobët në fushë”, tha fillimisht Berisha pas ndeshjes.

“E kishim përgatit shumë më mirë ndeshjen, por mendoj që duhej të paraqiteshim më mirë dhe ndoshta më mirë që na ndodhi tani se sa në ndonjë ndeshje tjetër. Ne jemi të gjithë talente dhe sot u vërejt se nuk shkohet vetëm me talent, por duhet të japim më shumë nga vetja. Ky grup duhet forcuar më shumë”. /Express