Facebook ka prezantuar versionin e parë të realitetit virtual në programin e tij.
Mark Zuckerberg prezantoi kufjet Oculus Rift të lidhura me rrjetin social në konferencën ‘Oculus Connect’ në San Francisko.
Programi i ri i lejon njerëzit që të bashkohen në një hapësirë të njëjtë virtuale dhe të bëjnë çdo gjë, prej shikimit të videove, bërjes së fotografive e deri tek transportimi në sipërfaqen e planetit Mars, transmeton Gazeta Express.
Zuckerberg ishte në gjendje që të transportohej nga skena në San Francisko në zyrën dhe shtëpinë e tij, dhe madje ishte në gjendje që ta thërriste gruan e tij – e gjitha kjo në botën virtuale.
Shikojeni botën virtuale të Zuckerberg më poshtë: