Sport

Lojtari që mund të vijë te Kosova në vitin 2020 drejt transferimit te Koln

LEIPZIG, GERMANY - APRIL 13: Elvis Rexhbecaj of Wolfsburg runs during the Bundesliga match between RB Leipzig and VfL Wolfsburg at Red Bull Arena on April 13, 2019 in Leipzig, Germany. (Photo by Alexander Hassenstein/Bongarts/Getty Images)

Afati kalimtar i janarit mund ta bëjë me skuadër të re Elvis Rexhbecajn.

Talenti nga Kosova po luan shumë pak te Wolfsburg, dhe një transferim te Koln duket shumë afër.

22 vjeçari me prejardhje nga Gjonaj i Hasit po kërkohet nga Koln, raportojnë mediet në Gjermani.

Rexhbecaj është pjesë e skuadrës së Wolfsburg që nga viti 2017, dhe deri më tani ka regjistuar 28 paraqitje, duke shënuar edhe dy gola.

Te Koln, Rexhbecaj do të forconte mesfushën, si freski për pjesën e dytë të sezonit, me këtë skuadër që po lufton për mbijetesë.

Vlen të ceket se mesfushori Rexhbecaj, mund të jetë një nga prurjet te Kombëtarja e Kosovës në vitin 2020