Sport

Urimi më i bukur për Kosovën nga Edi Rama (Foto)

Në kulmin e debateve dhe akuzave në parlament, kryeministri Edi Rama, ka gjetur momentin edhe për të uruar kombëtaren në futboll të Kosovës, e cila luan sot ndeshjen e parë me Kroacinë.

Rama ka zgjedhur një foto ku duken dy të rinj, njëri me një shall me simbolin e Kosovës dhe tjetra një vajzë me shall me simbolet e Shqipërisë. “Mirësjevjen Kosova sonte në Shkodër. Rruga e mbarë Shqipërisë në Lihtenshtein. Një mbrëmje zemrash kuqezi për dy skuadrat që do të lidhin kombin përpara ekranit kudo ku jetojnë shqiptarë. SUKSESE JEMI TË GJITHË ME JU❤”, shkruan Rama.