Sport

Tifozët shqiptar dhe ata kroatë festojnë së bashku

Tifozët shqiptar dhe kroatë kanë nisur festën qysh tash në qytetin e Shkodrës.

Sonte Kosova përballet me Kroacinë në Loro Boriqi në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës ‘Rusia 2018’.

KosovaPress përmes fotografive u tregon atmosferën e mirë që ka nisur në Shkodër, ku tifozët e Kosovës dhe ata të Kroacisë po këndojnë e vallëzojnë me flamuj.