Ministria e Shëndetësisë i ka urdhëruar të gjitha institucionet private që të kryejnë shërbimet e shtypjes së dokumentacionit te një kompani e kontraktuar private, shkruan sot “Koha Ditore”.
Urdhri ndaj sektorit privat vjen, ndërsa MSH-ja nuk ka arritur të krijojë ende dokumentacionin për shërbimet në shëndetësinë publike. Shumicën e dokumentacioneve mjekësore për të cilat MSH-ja ka firmosur kontratë për furnizim nuk i kanë institucionet publike shëndetësore.
Të vetmet dokumentacione që posedojnë institucionet publike janë raportet mjekësore. Në këto raporte, përveç diagnozës, mjekët pacientëve ua përshkruajnë edhe barnat.