Zgjedhjet e parakohshme parlamentare që po mbahen sot në Kosovë kanë nisur qysh në orët e hershme të mëngjesit.
Procesin e votimit e ka kryer edhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i shoqëruar nga bashkëshortja e tij.
Ai ka votuar në qendrën e votimit në shkollën “Faik Konica” në Prishtinë.
Thaçi ka ftuar gjithë qytetarët që të votojnë për të drejtën e tyre dhe për të mirën e tyre.
“Dëshirojmë që t’i urojmë qytetarët e Kosovës, i ftojë ata që të votojnë për të mirën e tyre. Do të jetë një votim për të ardhmen euroatlantike të sigurte të Kosovës. Urime të gjithëve”, ka deklaruar Thaçi para mediave.