Kthesa e pabesueshme e Salzburg mbrëmjen e kaluar në “Aneld” padyshim i shtangu të gjithë. Pavarësisht se Liverpool triumfoi me shifrat 4-3 në fund, austriakët fituan zemrat e të gjithëve me lojën e tyre, teksa reaguan edhe pse ishin në disavantazh të tre golave.
Pikërisht barazimin nga 3-0 në 3-3, duket se ishte parashikuar në “Aneld”.
Barazimi i Salzburg ka përmbushur profecinë, teksa në minutën e 40-të, tabela elektronike në stadiumin anglez tregonte shifrat 3-3, kur në fakt takimi ishte 3-1.
Duket si diçka e pabesueshme, por që në të vërtetë ndodhi… /FaktePlus