E shtuna rikthen emocionet e vërteta të futbollit për tifozët në Kosovë.
Në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, Kosova në kuadër të grupit A, pret Çekinë në kualifikueset për Euro 2020.
Të dy këto kombëtare, janë favoritet kryesore për vendin e dytë në grup, dhe pikërisht kjo ka bërë që të rritet interesimi për këtë ndeshje.
Kosova në këtë ndeshje do të hyjë me disa mungesa, si Arbër Zeneli, Milot Rashica dhe Hekuran Kryeziu, shkruan lajmi.net.
Pavarësisht këtyre mungesave, ndjekësit e faqes së njohur për rezultate në futboll ‘Livescore’, kanë dhënë parashikimet për këtë ndeshje.
Në sondazhin e ‘Livescore’, 48 për qind e ndjekësve kanë votuar për fitoren e Kosovës, 22 për qind kanë menduar se kjo ndeshje do të përfundojë baras, dhe vetëm 30 për qind ia kanë besuar fitoren Çekisë./Lajmi.net/