Sport

Barcelona – Neymar, lajmi i fundit nga “Mundo Deportivo”

Barcelona sot fillon një ofanzivë të re për transferimin e Neymar nga Paris Saint-Germain.

Barcelona do të paraqesë një ofertë të re për transferimin e Neymar nga Paris Saint-Germain.

Klubi katalan planifikon përpjekje të reja për blerjen e yllit brazilian në javën e fundit të afatit kalimtar të verës, shkruan e përditshmja sportive “Mundo Deportivo”, transmeton lajmi.net.

Neymar ka zgjuar interesim edhe nga rivali i La Ligës, Real Madrid.

Por, Barcelona sot do të niset në një ofanzivë të re për të rikthyer Neymarin në Camp Nou.

PSG ka probleme me lëndimin e Kylian Mbappe dhe Edinson Cavani por Neymar vazhdon të jetë në shitje pas kërkesës publike për largim nga Parc des Princes. /Lajmi.net/

the authorBurbuqe Metolli