Cristiano Ronaldo nuk do të akuzohet për dhunim seksual të Kathryn Mayorga në vitin 2009, kanë konfirmuar sot prokurorët e Las Vegasit
Akuzat buruan nga një incident në qershorin e vitit 2009, kur Mayorga kishte thënë se ajo ishte dhunuar në një dhomë hoteli në Las Vegas, pasi kishte takuar Ronaldon dhe shokët e tij në një klub nate.
Ajo kishte nënshkruar një marrëveshje të fshehtë me vlerë 375 mijë dollarë që të mos fliste për këtë rast, por kohëve të fundit ajo e kishte thyer atë, kishte bërë rastin publik në media dhe kishte kërkuar nga policia që ta hetonte këtë akt kriminal, transmeton GazetaExpress.
Por, prokurori i qarkut të Clark County në Las Vegas, ka lëshuar një deklaratë për shtyp sonte ku ka konfirmuar se nuk do të këtë aktakuzë.
“Bazuar në rishikimin e informacioneve që na janë prezantuar në këtë kohë, akuzat për sulm seksual nga Cristiano Ronaldo nuk mund të dëshmohen pavarësisht dyshimit të arsyeshëm”.
“Prandaj, nuk do të këtë akuza”. /GazetaExpress/