Trajneri i Interit, Antonio Conte ka konfirmuar se Mauro Icardi, Radja Nainggolan dhe Ivan Perisic, janë të lirë të largohen nga klubi, derisa lidhen me një transferim të Romelu Lukakut.
Ish-strategu i Chelseat ka thënë se tre lojtarët nuk janë në planet e tij, derisa po e ndërton një skuadër të re në Giuseppe Meazza.
Sagës rreth të ardhmes së sulmuesit argjentinas po i vije i fundi, derisa Conte ka thënë se ai është i lirë të largohet nga skuadra.

“Situata është shumë e qartë, klubi ka bërë të ditur se Icardi është jashtë projekteve të Interit, Ky është realiteti”, ka thënë trajneri italian.





















