Sport

Milani me shkrim emocionues për vdekjen e futbollistes shqiptare, Florijana Ismaili

Milani i ka shprehur ngushëllime familjes dhe klubit të Young Boys për vdekjen e futbollistes Florijana Ismaili.

Futbollistja nga Presheva është gjetur e vdekur dje në liqenin e Comos në Itali, raporton Zëri.info.

24-vjeçarja kishte dalur në liqenin në fjalë me një mike, dhe aty pësoi një incident tragjik, i cili ia mori jetën.

Ngushëllimeve të komunitetit sportiv i është bashkuar edhe shtatë herë kampioni i Evropës, Milani, klub i cili përmes një shkrimi në Twitter, ka shkruar për futbollisten shqiptare.

“Me zemër të thyer kemi dërgjuar për vdekjen e futbollistes së Zvicrës, Florijana Ismaili. Ngushëllimet tona më të sinqerta për familjen e saj, miqtë dhe Young Boys”, shkruan Milani në Twitter