Luis Enrique nuk është më trajner i kombëtares së Spanjës.
Luis Rubiales ka njoftuar se ish-trajneri i Barcelonës ka lënë pozicionin e përgjegjësit për shkak të problemeve personale që i pati nga ndeshja e mëparshme kundër Maltës në muajin mars.
Në çdo kohë trajneri ka pasur mbështetjen e Federatës. Luis Rubiales nuk ka vënë në pikëpyetje në asnjë moment situatën e veçantë në të cilën ekipi ka qenë që nga momenti në të cilin Luis Enrique duhej të linte ekipin në Maltë, transmeton lajmi.net.
Tani ka qenë vetë trajneri që ka vendosur të përqëndrohet në situatën e tij personale dhe të lejojë që Federata e Futbollit të Spanjës të emërojë një trajner të ri.
Meqenëse Luis Enrique duhej të largohej nga posti, Robert Moreno, asistenti, ka qenë përgjegjës për të vepruar si trajner, por gjithnjë duke llogaritur praninë e asturianit.
Urdhërat u morën si një ekip, por ishte trajneri i dytë që ishte pranë lojtarëve. Luis Enrique mbyll kohën e tij si trajner, që zgjati vetëm njëmbëdhjetë muaj.
Çdo gjë tregon se vetë Robert Moreno është kandidati për ta pasuar atë. /Lajmi.net/





















