Mauricio Pochettino është i motivuar për të qëndruar te Tottenham, për të shndërruar skuadrën nga Londra një nga ekipet më të mira të botës.
Argjentinasi kishte lënë të kuptohet se finalja e Ligës së Kampionëve kundër Liverpoolit, mund të jetë ndeshja e fundit në stolin e Tottenham Hotspur.
Megjithatë, Pochettino i ka dhënë një lajm të mirë skuadrës së Tottenham, duke konfirmuar qëndrimin.
“Sot Tottenham, për mua, është klubi më i mirë në botë kur flasim për objektet”, ka deklaruar Pochettino për ‘TalkSport’, përcjell ‘lajmi.net’.
“Ky terren i stërvitjeve dhe stadiumi i ri, i cili është më i miri në botë, nuk ka klub më të mirë”.
“Dhe është në Londër, nuk ka qytet më të mirë, është në Angli, është Premierliga, liga më e fortë dhe më interesante”.
“Ka akoma shumë punë për t’u bërë, por natyrisht që unë jam shumë i motivuar për të qëndruar dhe t’i sigurojë Tottenhamit atë që e meriton”./Lajmi.net/