Sport

Ekskluzive: Azdren Llullaku, në pritje të ftesës së kombetares shqiptare (Video)

Njëri ndër futbollistët shqiptarë më në form pa dyshim se është sulmusi Azdren Llullaku, i cili po kalon nëper një periudhë të shkëlqyer në kampionatin Rumun më skuadren e Gaz Metan.

Llullaku deri më tani ka zhvilluar 10 ndeshje, ku ka shënuar 8 gola, duke qenë një ndër lojtarët më të mirë të kampionatit rumun.

Në një prononcim për Gazetën KNN, sulmusi shprehet i lumtur për formën që po kalon te skuadra rumune. Ai shpreson të vazhdojë të shënojë dhe t’i ndihmoi klubit të ngjitet sa më lartë në tabelen e klasifikimit.

“Shpresoj të vazhdoj të ndihmoj ekipin më gola, më lojëra të mira dhe të përfundojmë sezonin në një pozitë sa më të lartë në tabelen e klasifikimit”, theksoi sulmusi 28-vjeçar nga Istogu.

Llullaku ka qenë pjesë e kombetares shqiptare, mirëpo kohëve të fundit ka mbetur në harresë.

Tani kur shumica e futbollistëve të kombetares, sidomos pas lëndimit të Armando Sadikut dhe formës jo të mirë të lojtarëve si: Ermir Lenjani e disa të tjerëve, Llullaku thotë se do të ishte një armë shtesë për Giani De Biasin, që do të ketë sfida të vështira në kualifikimet për kampionat Botërorë.

“Unë po pres. Jam në një formë të mirë dhe shpresoj që do të më vjen ftesa edhe nga kombetarja shqiptare”, u shpreh Lullaku. /A.Canolli